Te Tirana “fërkojnë duart”, një rikthim “BIG” para duelit me Teutën

Tirana prej ditësh vazhdon përgatitjet intensivisht për duelin me Teutën. Takim ky që do të  luhet ditën e dielë në orën 13:30 në “Selman Stërmasi”.

Bardheblutë do të synojnë të hedhin prapa krahëve humbjen në derbi dhe ndaj durrsakëve do të luftojnë “all-in” vetëm për 3 pikët, të cilat janë shumë të rëndësishme në luftën për mbijetesën.

Pikërisht para kësaj sfide Ardian Nuhiu ka marrë lajme të mira. Redon Xhixha rikthehet nga dëmtimi dhe tashmë do të jetë i gatshëm të zbresë në fushë dhe të sulmojë portën e kundërshtarëve. Padiskutim që diçka e tillë gëzon pa masë bardheblutë, të cilët tashmë do të kenë një “armë’ më shumë jo vetëm për duelin me “Djemtë e Detit” por edhe për pjesën e mbetur të sezoni

Lajme të tjera |  “Me trajnerin e ri bëjmë lojë më sulmuese”, Elseid Hysaj tregon momentin e tensionit: Ja pse veprova ashtu ndaj autorit të golit

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us