Telefoni i Kasandër Nogës zbardhi ngjarjen / Të dhënat u përkthyen nga frëngjishtja: U zbuluan dy kontrata vdekje në Tiranë

Një shumë prej 100 mijë euro ishte garantuar nga Kasandër Noga, për të vrarë hasmin e tij në Tiranë, Geron Hasanbelliun.
Por porosia shkoi keq e më keq.

Pasi në vend të goditjes së Hasanbelliut, grupi i kontraktuar nga Kasandër Noga, si Kevin Zeneli alias Suçi dhe dy persona të tjerë nga Fushë-Kruja ende të paidentifikuar, kanë qëlluar me breshëri automatike drejt anëtarëve të një familje, duke vrarë një person të pafajshëm Erion Çelën dhe plagosur 4 persona të tjerë.

Ngjarja e rëndë ndodhi në 4 Janar 2022 në rrugën “Don Bosko”. Ndërsa dy vite pas këtij krimi të rëndë, policia dhe prokuroria e Tiranës mundën të zbardhnin krimin.

Për zbardhjen e këtij krimi, rol parësor ka pasur aparati i telefonit të kapur Kasandër Nogës në Belgjikë, gjatë momentit të arrestimit të tij, kur qëlloi mbi Geron Hasanbelliun.

Të dhënat e këtij telefoni janë marë nga prokuroria Belge dhe dërguar autoriteteve Shqiptare për ekzaminim, raporton Ora News.

Lajme të tjera |  Deputeti socialist, kundër rrymës së partisë së tij: Protesta e qytetarëve është e denjë

Për shkak të bisedave në gjuhën francezë, është dashur pak kohë që ato të përkthehen nga Ministria e Drejtësisë dhe mandej ti vihen në dispozicion prokurorisë së Tiranës.

Përmes bisedave, fotove dhe videove, prokuroria e Tiranës ka zbuluar se organizatori për vrasjen e Geron Hasanbelliut në rrugën “Don Bosko” në Tiranë, ishte Kasandër Noga, i cili kundrejt 100 mijë eurove, lidhi një kontratë vdekje me Kevin Suçin dhe dy persona nga Fushë-Kruja ende të paidentifikuar.

Nisur nga kjo situatë dhe analizë provash, pak ditë më parë prokuroria e Tiranës i kërkoi gjyqtares Migena Laska, caktimin e masës së sigurisë “arrest në burg” për Kevin Zenelin, Roland Ahmetsulaj nga Burreli i cili ka një servis makinash në Tiranë.

Lajme të tjera |  'Opozita e ka humbur kredibilitetin', Açka në Report TV: Protesta për Zvërnecin është ‘shuplakë’ për Berishën dhe PD-në

Masë sigurimi është lëshuar dhe për dy vëllezërit që qëndrojnë në burg, Gentjan dhe Indrit Beqiraj, Ilir Feçi dhe Kasandër Nogën që ndodhet në burg në Belgjikë.

I vetmi që u arrestua gjatë aksionit është Roland Ahmetsulaj, ndërsa personave të tjerë i është komunikuar masa e sigurisë në ambjentet e burgut.

Ndërsa Kevin Suçi, vijon të qëndrojë ende në kërkim.

Të njëjtën persona akuzohen edhe për Sigurimin e kushteve për të kryer vrasjen, ndaj dy nipave të Geron Hasanbelliut që ushtrojnë aktivitet tregtar tabakino në zonën e Unazës së Re në Tiranë.

Shuma për vrasjen e dy nipave, ishte 50 mijë euro për secilin prej tyre.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us