Tirana në ditë të vështira, dy kampionët “sms” bardhebluve në prag të merkatos (FOTO)

Tirana po kalon një moment tepër të vështirë këtë sezon. Bardheblutë renditen në vendin e fundit në Superiore pas 17 javësh të luajtura, në kuotën e 9 pikëve.

Megjithatë, duket se ish mesfushori i kryeqytetasve, Agustin Torassa ka menduar t’i ngushëllojë pak. Ai ka publikuar në “InstaStory” një foto krah ish-it tjetër bardheblu, Elton Cale.

Foto është shkrepur në stadiumin “Selman Stërmasi” në kohën kur dy futbollistët amerikano-jugor ishin pjesë e Tiranës. Kujtojmë se argjentinasi Torassa dhe braziliani Cale janë shpallur kampionë me Tiranën në sezonin 2019/2020.

Tirana në ditë të vështira, dy kampionët

“InstaStory” i Agustin Torassa
Lajme të tjera |  “Kundër Izraelit luajtëm mirë, por jo të saktë para portës”, Hysaj optimist ndaj Luksemburgut: Jemi më agresivë, prezenca e 100-të me Kombëtaren…

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us