Tirana nis festën, vjen lajmi i mirë për ‘yllin’ e sulmit

Tirana ka marrë një lajm shumë të mirë ditët e fundit. Sulmuesi bardheblu i afruar verën që lamë pas, Fatmir Prengaj duket se ka lënë pas dëmtimin dhe ka nisur të rikuperohet.

Sipas njoftimeve të para, Prengaj parashikohej të mungonte plot 6 muaj. Por stafi mjekësor i Tiranës po bën të pamundurën që sulmuesi i tyre të mos mungojë më shumë se 1 muaj.

Megjithatë lojtari pritet që të mos jetë pjesë e ekipit për derbin kundër Partizanit, sfidë që do të luhet pas 2 javësh. Teksa, te kampi bardheblu shpresojnë që Prengaj të rikuperohet më shpejt nga ç’pritej.

Lajme të tjera |  Disfata e Kombëtares në miqësoren me Izraelin, Mario Mitaj nuk fshihet: Test pozitiv për gjendjen ku jemi, gjërat negative do t'i përmirësojmë rrugës

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us