Tirana nuk di të fitojë, katër gola vendosin ndeshjen përballë “të kuqve”

Tirana përsëri nuk ia doli që të fitonte në miqësore. Bardheblutë kanë barazuar përballë grekëve të FC Panserraikos, ekip i cili këtë sezon do të militojë në Superligën e Greqisë.

Në këtë sfidë u shënuan katër gola, teksa rezultati përfundimtar ishte 2-2. Golat për “bardheblutë” e drejtuar nga Vangjel Mile, u shënuan nga Serge Tabekou me penallti në minutën e 24-t dhe Luciano Vera në të 55-tën.

Ndërkohë që klubi kryeqytetas e përshkruan këtë duel si mjaft pozitiv, duke pasur parasysh që përballë kishin një ekip elite, siç janë dhe ata vetë.

Postimi i Tiranës:

Ndeshja miqësore FC Panserraikos – KF Tirana u mbyll me rezultatin 2-2. Bardh’ e blutë u përballën me një kundërshtar kualitativ i cili militon në superligen Greke. Skuadra jonë tregoi personalitet dhe dominim gjatë gjithë takimit, duke krijuar raste dhe kontrolluar ritmin e lojës. Golat për ekipin tonë u realizuan nga Serge Tabekou 24′ (p) dhe Luciano Vera 55′. Ekipi mik arriti të barazonte shifrat vetem pak momente para mbylljes së takimit. KF Tirana e konsideron këtë përballje teper pozitive.

Lajme të tjera |  U përfol për “lumë” largimesh nga Dinamo, REAGON klubi kryeqytetas! Në “aksion” edhe presidenti Adrian Bardhi

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us