Tokat bujqësore shqiptare në ‘duart’ e të huajve! Çfarë parashikon projektligji i ri: Mund të blihet nëse…

Kuvendi miratoi në seancën e djeshme (16 korrik) një sërë projektligjesh, kryesisht në sektorin e bujqësisë. Partia Socialiste miratoi e vetme pa votat e opozitës ligjin “Për mbrojtjen e tokës bujqësore”, i cili i hap rrugë bujqësisë moderne ku lejon përdorimin e tokës pjellore për qëllime të tjera si industri apo ndërtimin e paneleve diellore. Ligj ky i cili ka marrë kundërshtime si në Komsionin për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike, ashtu edhe në Kuvend.

Por një tjetër projektligj i cili lidhet me sektorin e bujqësisë pritet të miratohet nga Kuvendi. Bëhet fjalë për një projektligj, i cili u lejon shtetasve të huaj të blejnë tokë bujqësore në Shqipëri. Ky projektligj është hedhur për konsultim më 14 maj nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural “Për kalimin në pronësi të tokës bujqësore tek personat fizikë dhe juridikë të huaj”, hap rrugën për blerjen e tokës bujqësore nga shtetas dhe kompani të huaja, me efekt pas anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Tokat bujqësore shqiptare në 'duart' e të huajve!

Në darfin e hedhur për konsultim thuhet se “personat fizikë dhe juridikë të huaj mund të fitojnë të drejtën e pronësisë mbi tokën bujqësore private ose për tokën bujqësore e përfshirë në fondin ‘tokë bujqësore shtetërore e disponueshme (e pandarë)’”. E drejta e blerjes do të kufizohet “për 2 ha brenda një bashkie dhe deri 30 ha në shkallë Republike”.

Sipas dokumentit kalimi i pronësisë lejohet “vetëm për investime në fushën e bujqësisë”, dhe blerësit e huaj duhet të plotësojnë disa kritere: të jenë rezidentë të përhershëm në Shqipëri për të paktën 5 vjet dhe të kenë zhvilluar aktivitet të dokumentuar bujqësor në vend për të paktën 3 vjet. Ndalohet gjithashtu prerazi shitja e tokave që janë në zona të mbrojtura, parqe kombëtare, zona ushtarake apo që janë objekt i dosjeve të kthimit dhe kompensimit të ish-pronarëve.

Lajme të tjera |  “Nëse nuk të “bekon” Noka, nuk bën karrierë në PD” Kuçana flet për përplasjen me Berishën

Megjithatë blerja e tokës shqiptare nga të huajt do të jetë e mundur 7 vite pasi vendi të jetë anëtarësuar në Bashkimin Europian. Qeveria argumenton se ligji do të sjellë rritje të investimeve, modernizim të prodhimit bujqësor dhe krijim të vendeve të reja të punës në zonat rurale. Aktualisht, ligji shqiptar nuk ua njeh të huajve të drejtën e pronësisë mbi tokën bujqësore, por vetëm të drejtën e marrjes me qira deri në 99 vite.

Mes pikave të projektligjit thuhet se aktiviteti duhet të ushtrohet përmes një shoqërie të regjistruar në Shqipëri, ku i huaji është pronar ose bashkëpronar. Konkretisht nëse një i huaj regjistron një subjekt tregtar (kompani) me seli në Shqipëri, kjo kompani konsiderohet person juridik shqiptar dhe gëzon të drejtën për të blerë çdo lloj prone për nevojat e aktivitetit të saj.

Gjatë kërkimeve nga ZËRI rezulton se një prej aktiviteteve më të fundit nga shoqëritë e huaja në Shqipëri në sektorin e bujqësisë është Qendra e parë e Ekselencës MASHAV, një shoqëri izraelite. Izraeli në bashkëpunim me Ministrinë e Bujqësisë shqiptare hapi më 12 maj, dy ditë para hedhjes për konsultim të projektligjit një fermë në Cërrik, e cila do të shërbejë si një platformë edukimi, trajnimi dhe demonstrimi për nxënësit dhe fermerët, të cilët do të mund të përdorin metoda inovative për kultivimin e produkteve bujqësore.

Lajme të tjera |  Blendi Klosi: Nuk ka asnjë shans të japë dorëheqjen qeveria!

“Dje, u përurua Qendra e parë e Ekselencës MASHAV në Shqipëri, në partneritet me Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural të Shqipërisë. Në ceremoni morën pjesë Kryeministri dhe Ministri i Bujqësisë i Shqipërisë, së bashku me rreth 40 të ftuar, përfshirë kryetarë bashkish nga zonat përreth, ambasadorë dhe drejtues të organizatave bujqësore. Qendra shton një kapitull të ri bashkëpunimi midis Izraelit dhe Shqipërisë në bujqësi dhe siguri ushqimore. Qendrat e Ekselencës të MASHAV shërbejnë si platforma për demonstrimin e teknologjive bujqësore izraelite të përshtatura me kushtet lokale, së bashku me trajnimin dhe ndarjen e njohurive,“-thuhej në postimin e Qendrës së Ekselencës të MASHAV.

Tokat bujqësore shqiptare në 'duart' e të huajve!

I pranishëm në ceremoninë e përurimit ishte edhe kryeministri Edi Rama dhe ambasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg.

“Bashkia Cërrik ka hedhur hapa të admirueshëm në drejtim të vënies në shfrytëzim të atyre që ofron sot teknologjia, në funksion të zhvillimit të qëndrueshëm, në funksion të uljes së kostove dhe të mbajtjes pastër të mjedisit. Presim të firmosim marrëveshje me Izraelin, për të hapur kapitull tjetër në bujqësi Të marrim eksperiencë nga Izraeli, nga ajo që e ka bërë atë shtet një shembull”, u shpreh Rama asokohe.

Projektligji i ri pritet të hapë një diskutim të gjerë, teksa pikëpyetjet kryesore mbeten tek zbatimi praktik i ligjit.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us