Tragjedi në Greqi, çifti i turistëve amerikanë bie në greminë, vdes partneri! Gruaja në vdekje klinike, humb edhe foshnjën

Një çift turistësh amerikanë kanë rënë në greminë, në Haradara të Prevelit në Kretë të Greqisë pak ditë më parë.

Burri humbi jetën i pari pak pasi thirri për ndihmë. Partnerja e tij mori plagë të rënda në kokë dhe gjoks, teksa rezultoi se ishte shtatzënë. Megjithë përpjekjen e mjekëve, 33-vjeçarja u njoftua dje se humbi fëmijën e saj. Teksa edhe vetë ndodhet në gjendje kritike, pasi vlerësohet nga ekipi i bluzave të bardha se ka kaluar në një vdekje klinike.

Familjarët e turistit amerikan ndërkohë kanë marrë vendimin për dhurimin e organeve. Çifti po bënte ecje në këmbë në zonën e e rrezikshme teksa u rrëzuan fatalisht më 23 dhjetor.

Lajme të tjera |  Rama nga Mali i Zi: S’parashikohet Zoti, seksi dhe BE-ja!

Turistja po trajtohet në spitalin e Chanias, ndërsa edhe për të familja e ka marrë vendimin për dhurim organesh, nëse nuk ka më gjendje të kthyeshme, pasi mjekët shprehen se ‘i ka vdekur truri’.

Madje ekipet kirurgjikale kanë mbërritur në ishull për të marrë organet nga Spitali Popullor dhe Onassios, informon media greke.

Operacioni i shpëtimit zgjati 4 orë, për shkak të terrenit të vështirë, por pavarësisht përpjekjeve të EMAK, forcave të shpëtimit policor dhe zjarrfikësve, duket se numri i viktimave bëhet tre.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us