Tragjike në Fier / Punonjësi me origjinë egjiptiane bie nga shtylla e tensionit të lartë dhe humb jetën

Një punëtor i huaj ka humbur jetën duke rënë nga lartësia në fshatin Ruzhdi, në Patos.

Sipas burimeve paraprake, punëtori, rreth 40 vjeç dhe me origjinë egjiptiane, ishte duke punuar në një shtyllë të tensionit të lartë kur ndodhi incidenti.

Dyshohet se punëtori mund të ketë pësuar një arrest kardiak ndërsa ishte duke punuar, çka mund të ketë çuar në humbjen e kontrollit dhe rrëzimin e tij.

Në vendgjarje ka mbërritur policia për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes.

Lajme të tjera |  Protesta në Tiranë, flet Spiropali: Pushteti duhet të vendos kufij brenda vetes, duhet një marrëveshje e re me Shqipërinë!

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us