Skënder Gega është kthyer të flasë për situatën aktuale në futbollin shqiptar. Ish-trajneri i disa klubeve u ndal ndër të tjera për emisionin Sport News te tema e trajnerit të Partizanit.
Zgjedhja e serbit Aleksandar Veselinovic në krye të stolit krijoi shumë polemika. Gega ka vendosur ta mbështesë zgjedhjen e klubit të kuq duke shpresuar se aventura e tij do shkojë mirë.
Gega, të mungon aksioni, të mungon pankina?
Me mungon te jem i sinqertë, s’ka sportistë apo trajnerë që kur shikon ndeshje apo ish ekipin e tij, të mos të japi atë ndjesinë e kthimit mbrapa, por futbolli është riciklim.





