Tre milionë Euro Cash të sekuestruara nga SPAK, gazetarja zbulon ku ishin fshehur (FOTO)

Për herë të parë në një operacion SPAK arrin të gjejë dhe sekuestrojë 3 mln euro cash. Për emision “5 Pyetje nga Babaramo” gazetarja Banushi zbulon se ku ishte gjetur kjo shumë e madhe.

“Për herë të parë është kapur një shumë kaq e madhe parash cash. 3 mln euro cash në një vend të groposura. Eurot ishin vendosur në një fuçi të groposur. Dhe SPAK sjell foton me stivën e parave’ tha Banushi.

Si u lokalizuan?

“Padyshim ka pasur informacion pasi operacioni zgjati 20 orë. Dhe për këtë konsistoi, tek kontrollet e banesave. 3 mln eurot u gjetën në Troplinët në Durrës. Nuk pati urdhërarreste, por vetëm kontroll banese. Familja ka bërë një deklaratë që e kam lexuar në media që këto para ishin nga bizneset, por mbetet për tu parë. Ndoshta do të ketë zhvillime të tjera ky operacion”

Tre milionë Euro Cash të sekuestruara nga SPAK, gazetarja zbulon ku

Lajme të tjera |  "Banoj te 313-ta, jam beqar"/ Dëshmia e Metës në GJKKO: Kryemadhi s’ka pse mban përgjegjësi për CEZ-DIA

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us