Truku i pazakontë i Kinës për të lejuar Rubion në Pekin: I ndryshon emrin, e bën Marco Lu (Ja pse)

Pavarësisht sanksioneve nga Pekini, Marco Rubio ka marrë pjesë në takimin e presidentit Donald Trump me homologun e tij kinez, Xi Jiping.

Por mënyra se si u bë kjo e mundur është mjaft e pazakontë pasi, për të qenë pjesë e këtij samiti historik, qeveria kineze ka përdorur një truk të vogël, duke e ndryshuar emrin e dipomatit amerikan, në Marco Lu.

Sipas ekspertëve nga Pekini, emri i tij shkruhet ndryshe në dokumente zyrtare falë një zgjidhjeje gjuhësore dhe protokollit diplomatik nga Kina.

Ndryshimi i emrit në “Marco Lu” i mundësoi Pekinit të mirëpriste Rubion pa hequr sanksionet, të cilat datojnë që nga koha kur Rubio shërbeu si senator amerikan në Florida, nga viti 2019 deri në emërimin e tij për t’u bashkuar me administratën Trump.

Qeveria kineze e sanksionoi atë dy herë në vitin 2020 për shkak se foli kundër masave të ashpra të Pekinit në Hong Kong , një ish-koloni britanike që po kërkon autonomi më të madhe nga kontrolli i Kinës.

Lajme të tjera |  “O hajdut me syze”/ Protestuesit ‘presin’ me vezë Vangjel Dulen te dera e Parlamentit

Rubio, një kritik i ashpër i komunizmit, kritikoi gjithashtu abuzimin e dyshuar të Kinës ndaj pakicës kryesisht myslimane në Xinjiang, një territor autonom në Kinën veriperëndimore.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us