“U bëra 45 vjeç dhe nuk kisha parë kështu”, shi dhe breshër në juglindje (VIDEO)

Pas ditëve të tëra me temperatura të larta, juglindja e vendit është përfshirë mesditën e kësaj të diele nga reshje të dendura shiu, të shoqëruara me erë të fortë dhe në vende të caktuara edhe me reshje breshëri.

Më të theksuara këto reshje kanë qenë në territorin e Bashkisë së Maliqit, ku përveç dëmeve që shkaktojnë kapriço të tilla të motit në bujqësi, era e fortë ka shkulur edhe çati të objekteve buzë rrugës.

Fatmirësisht, nuk ka raportime për dëme në njerëz, ndërsa rrebeshe të tilla në zonën e juglindjes janë bërë më të shpeshta dhe me intensitet të lartë të reshjeve, breshërit dhe erës.

Lajme të tjera |  Bordi i Tranparencës ndryshon çmimin e karburanteve, ul me 3 lekë naftën dhe benzinën

“U bëra 45 vjeç dhe nuk kisha parë kështu breshëri. Asnjë gjë nuk na la në këmbë, ishte shumë i rrëmbyer”, thonë banorët.

 

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us