Fjalën e tij në sheshin “Skënderbej”, Edi Rama e mbylli me thumba e ironi për kundërshtarët politikë, të cilët nuk heziton t’i quajë sërish “këneta me bufin në krye”.
Rama iu përgjigj edhe pretendimeve të kreut të PD-së Sali Berisha “se sot Partia Socialiste do të zhvillonte antimiting për të burgosurin politik”, referuar Erion Veliajt.
“Këneta tha se këtu do bënim një antimiting, madje kishin bërë edhe njoftimin u çmend Edi Rama.
I keni parë titujt?! Plasi, shpërtheu, u çmend, shokoi, ra tronditi…Lexon titullin thua se ç’ka ndodh?! Futesh brenda, Noc Rrokun! Anti-miting për të burgosurin politik. Tani kanë mësuar edhe Noc Rrokun dhe ma thonë mua, por nuk e dinë që Noc Rroku është kur e ndjen jo kur ta thonë. Do vijë Noci bashkë me pranverë
Tani edhe në këtë rast, ata në fakt si në çdo rast edhe kur shpifin nisen nga vetja, ata pretendojnë se kanë nja 3 të burgosur politik. Prandaj lënë nam dhe zhgarrazhubraviten me turp se në vend të mësojnë nga më të mirët, duan të na bëjnë si veten. Në Shqipëri s’ka të burgosur politik që nga 1997-a kur doli nga burgu i fundit, të cilin e kishte futur këneta. Çfarë do të thotë antimiting?
Kush bëri miting që ne do të bëjmë anti? Qeveritë që bënin antimitingje kanë vdekur në 2013 bashkë me ideatorët e tyre që sot kanë statusin monumente të opozitarizmit kënetor”, deklaroi kryeministri Rama.





