Në Post Big Brother është diskutuar edhe për marrëdhënien e Sarës me një ish-boksier, i cili ka qenë kryefjala e mediave kur ajo ishte brenda BBV3.
Ledion Liço: Ke qenë i prekur nga komentet që Arbëri i ka bërë Sarës?
Bardhi: Po, na u duk pak tendencioz të dyve.
Arbër Hajdari: Unë jam mësuar që ish-banorët për shkak të pamundësive të veta për të menaxhuar veten, ta hedhin nga opinionistët. Jam mësuar me këtë dhe nuk e kam problem. Mua më intereson që historitë që kanë qenë klipe, janë transmetuar në emision, janë të sjella brenda në shtëpi nga ty jo nga unë.
Sara: Unë nuk kam pasur frikë nga çfarë kam bërë Arbër. Nuk kam bërë diçka që ka qenë imoral. Në fund të ditës kam qenë një vajzë single, nuk kam qenë as e martuar as kam tradhtuar asnjë. Tani të diskutohem sikur kam lënë burrin me katër fëmijë jashtë dhe e lashë dhe nuk pyeta e gjeta këtë personin është shumë.



