U fut në listën e sigurtë në Tiranë, Iris Luarasi: S’ma tha Rama! Më këshilluan të kem kujdes nga njerëzit e afërt

Iris Luarasi ka folur për kandidimin nga Edi Rama, në listën e mbyllur të Tiranës.

Iris Luarasi: Një mikeshë e imja sot më tha që në fakt kur të futesh në politikë duhet të rruhet nga ata që ke afër, më shumë se sa nga ata që ke përballë.

Nuk e di, kjo është hera ime e parë publikisht dhe praktikisht në politikë, mund të jetë dhe kështu e vërtetë.

Unë mendoj se nuk do të rri meqenëse jam në një listë të mbyllur edhe të shoh se si të tjerët vuajnë për të marrë vota.

Përkundrazi unë mendoj se kur bëhesh pjesë e një formacioni politik është detyra e të gjithëve, si atij që është i pari në listë, dhe atij që është i fundit, ta bëjë njësoj luftën

Lufta është njësoj, si kur je jashtë, dhe brenda listës, se ti ndihmon që të ketë më shumë njerëz nga lloji jot aty brenda.

Unë mendoj se kjo është një cikël. Gjithmonë i kam parë gjërat që kanë një fillim, kanë një fund. 

Edhe cikli im politik do ketë një fillim, do ketë fundin e tij dhe duhet të pranosh çdo gjë.

Grida Duma: Kush ta komunikoi Edi Rama vetë?

Iris Luarasi: Jo, jo nuk ma komunikoi Edi Rama. Komunikova me Ogerta Manastiruliun.

Lajme të tjera |  “Luftë hibride” - Erion Braçe "replikon" me Ramën: Duhet të na sqarosh sepse jemi në tokën e Shqipërisë!

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us