U mposhtën nga Dinamo, por lideri i Tiranës ka “dy fjalë” për Partizanin para derbit të madh të kryeqytetit

Tirana nuk po kalon aspak një moment të mirë në kampionat në këtë sezon. Me paraqitjen e treguar deri më tani, bardheblutë po zhgënjejnë dhe e shikojnë vetën në vendin e fundit, pozicion që të çon në Kategorinë e Parë.

Kryeqytetasit u mposhtën nga Dinamo në sfidën e javës së 5-të, duke “thelluar” akoma më shumë krizën në të cilën ndodhen. Por pas një ndeshje të rëndësishme si ajo ndaj “Bluve”, ekipi i Roberto Bordin do të luajë një tjetër sfidë tepër delikate dhe më të luftuarën e sezonit.

Ditën e premte, ora 19:00 do të sfidojnë Partizanin në “Air Albania” dhe siç dihet përballjet me rivalin e përjetshëm janë gjithmonë spektakolare dhe speciale. Padiksutim që të dyja ekipet do të përplasin “brirët” për të marrë kryeqytetin, ndaj kjo sfidë merr një tjetër rëndësi.

Lajme të tjera |  “Kundër Izraelit luajtëm mirë, por jo të saktë para portës”, Hysaj optimist ndaj Luksemburgut: Jemi më agresivë, prezenca e 100-të me Kombëtaren…

Por përpara kësaj përballjeje, lideri i bardhebluve, Kleandro Lleshi ka bërë një postim në rrjetet sociae. Ish-futbollisti i Kukësit shkruan se ekipi do të luftojë deri në fund, duke treguar kështu se nuk kanë ndërmend të dorëzohen dhe paralajmëron rivalin e tyre, Partizanin.

“Do të luftojmë deri në fund”, ka shkruar në postim. Lleshi në këtë sezon me fanellën e Tiranës ka luajtur në 2 ndeshje, në total 180 minuta.

U mposhtën nga Dinamo, por lideri i Tiranës ka “dy

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us