U përfol se nuk do lejohej në Beograd, trajneri i Zvicrës: Nuk e konsideroj fare, Granit Xhaka do luaj ndaj Serbisë

Zvicra do të luajë këtë muaji dy ndeshje mjaft interesante, të vlefshme për Nations League. Më datë 12 tetor do të përballen në Beograd me Serbinë, ndërsa 3 ditë më vonë do të presin në shtëpi Danimarkën.

Trajneri  Murat Yakin ka publikuar ditën e sotme listën e lojtarëve që ka grumbulluar për këto dy ndeshje mjaft të vështira. Në medie u përfol se Granit Xhaka mund të lihej jashtë pas polemikave në ndeshjet e fundit përballë njëra-tjetrës. Pork a qenë vetë tekniku i cili ka përjashtuar çdo mundësi të mos e përfshijë mesfushorin shqiptar.

“As që e kemi marrë në konsideratë të mos e marrim Granitin me vete në Serbi. Natyrisht se është një ndeshje emocionale, por s’kemi pse i hapim gjithmonë rrëfimet e vjetra,” u shpreh Yakin.

Lajme të tjera |  I papërmbajtshëm përballë Izraelit, Rolando Maran "sms" Thomas Strakoshës me aktivizimin e ish-it të kampionëve

Një deklaratë që konfirmon rëndësinë e Xhakës për ekipin dhe qasjen profesionale ndaj një ndeshjeje me ngarkesë të madhe emocionale.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us