U qëllua me armë zjarri brenda gjykatës së Apelit, ndërron jetë gjyqtari Astrit Kalaja

 

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak çaste më parë në Gjykatën e Apelit të Tiranës, ku një person i armatosur ka arritur të hyjë në ambientet e brendshme dhe të qëllojë mbi gjykatësin Astrit Kalaja.

Mësohet se Kalaja është qëlluar me armë brenda sallës së gjyqit, dhe për fat të keq nuk ka arritur t’i mbijetojë plagëve duke ndërruar jetë në spital. Dy persona të tjerë që ndodheshin në sallën e gjyqit në atë moment kanë mbetur të plagosur.

Është e paqartë se si ka arritur të hyjë një person i armatosur brenda ambienteve të Gjykatës së Apelit, duke arritur të kalojë kontrollet e sigurisë dhe skanerin elektronik për armë.

Autori i ngjarjes është arrestuar, identiteti i tij nuk dihet ende. Forca të shumta të policisë dhe ambulanca kanë mbërritur në vendngjarje.

 

Lajme të tjera |  Rama nga Samiti BE–Ballkani Perëndimor: Pas protestës në Tiranë janë iranianët!

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us