U tha “JO” milionave të Katarit dhe qëndroi te Atalanta, Gasperini: Gjimshitin u tundua, por duhet ta kuptojmë

Berat Gjimshiti ishte një nga lojtarët në qendër të merkatos për t’u larguar nga Atalanta. Mbrojtëis shqiptar kishte një ofertë marramendëse nga Katari.

Por pavarësisht milionave të ofruar, kapiteni kuqezin u ka dhënë “JO”, duke zgjedhur të qëndrojë te Atalanta. Në lidhje me këtë situatë ka folur Gian Piero Gasperini. Ky i fundit ka theksuar se Gjimshiti duhet mirëkuptuar, pasi për një moment u tundua nga milionat.

“Ai u lëkund dhe duhet mirëkuptuar, pasi është normale që në një botë superprofesioniste, dikush tundohet nga disa oferta të caktuara.

Ajo që nuk duhet të ndodhë te ne është ajo që i ndodhi Napolit, që bën një sezon të jashtëzakonshëm dhe fiton titullin me 20 pikë avantazh ndaj të tjerëve e pastaj një vit më vonë nuk u kualifikua as në Evropë”, ka përfunduar timonieri i bergamaskëve.

Lajme të tjera |  I papërmbajtshëm përballë Izraelit, Rolando Maran "sms" Thomas Strakoshës me aktivizimin e ish-it të kampionëve

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us