U tha se e kishin përjashtuar nga ekipi, zbulohet e vërteta për Armando Brojën (PRONONCIMI)

Armando Broja u la jashtë ekipit të Burnley ditën e djeshme, për miqësoren ndaj Ajax. U përfol shumë për një përjashtim nga skuadra, por kjo nuk është aspak e vërtetë.

Është vetë trajneri i Burnley, Nicky Hayen që ka folur për situatën e sulmuesit të Kombëtares shqiptare. Dhe çuditërisht e në mënyrë të pabesueshme, 24-vjeçari është dëmtuar sërish.

“Broja ka një dëmtim të lehtë, ndaj do të mungojë për disa javë”, tha shkurt Hayen. Një tjetër dëmtim për Armando Broja, që padyshim mund t’i prishë shumë punë edhe në merkato.

Lajme të tjera |  VIDEO/ I tha “JO” Gjermanisë për të veshur fanellën kuqezi, mesfushori shqiptar e bën “sefte” te klubi i ri përballë… Interit

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us