Trajneri i Partizanit, Florin Bratu ka marrë vendimin për të hequr 3 lojtarë nga faza përgatitore që të kuqtë po zhvillojnë momentalisht në Pogradec, në kuadër të sezonit të ri në Superiore.
Mes atyre që iu është komunikuar “fletëdalja” është edhe sulmuesi i krahut të djathtë, Besar Gudjufi. Siç mëson “Newsport.al”, 22-vjeçari është në bisedime për t’iu bashkuar ekipit të Superligës së Kosovës, Drenicës.
Ende nuk është arritur diçka në parim, ndërsa palët po mbajnë kontakte të vazhdueshme, deri në momentin që tratativa do të finalizohet. Gudjufi u transferua tek Partizani më 10 janar të vitit 2025 dhe u pa si pasues i Tedi Carës, ndërsa tashmë ai duhet mendojë për kapitullin e tij të radhës. /Ermal SPAHIU/





