Françeska Murati, ish banorja e Big Brother VIP 3 ishte e ftuar në “S’e luan topi”, ku është surprizuar me një letër nga nëna e saj.
Buzëqeshja jote ka qenë lumturia ime më e madhe që shuante çdo mërzi. Unë e di sa të vështirë e ke pasur ti përshtatjen në një shtet tjetër por kjo të ka bërë grua më të fortë. Sot jam shumë krenare për ty, ti Françeska ime je e bukur si jashtë dhe brenda. Mamaja jote do jetë pranë teje duke të ndihmuar në çdo hap. Të dua shumë”-ishte letra e nënës së Françeskës, që e emocionoi shumë.
“Jam me fat që kam një mami si Bana. Kur u bëra nënë e kam kuptuar sa e vështirë është të jesh nënë. I kam thënë ‘o zot kaq shumë me do ti mua’. Mami ka qenë një krah për mua, sidomos kur isha në Big që e mbajti ajo Charlin.
Më erdhi shumë keq që mami nuk e dine për buliminë. Nuk prisja ta rrëfeja por më erdhi natyrshëm, por mendoja sesi do e priste mami. ‘Nuk më ke mërzitur’ tha kur dola ti je vajzë e fortë të dua shumë dhe ishte krenare për mua. Kur mendoj se fëmija im mund të mbajë sekrete të tilla, mendoj se mami nuk e meritonte të mos e dinte që unë po vuaja.“-u shpreh Françeska.



