“Unë jam Skënderbeu, jo ai i Elisës! Kam kushtuar vetëm 100 euro”, Kuvendi i PD nis me një video me AI

Punimet e Kuvendit të Partisë Demokratike nisën me një video të krijuar me inteligjencë artificiale.

Në fillim të videos u shfaq heroi kombëtar Skënderbeu, përpjekje kjo për të ironizuar Ramën, i cili dikur është cilësuar nga Elisa Spiropali si “Skënderbeu i shqiptarëve”.

Në video thuhet se avatari AI i PD ka kushtuar vetëm 100 euro jo 4 milionë euro sa ministrja Diella.

“Unë jam Skënderbeu. Jo Skënderbeu i Elisës, para se Elisa të inatosej me Skënderbeun e saj, As Skënderbeu i kullës së Edit në mes të Tiranës. Jam Gjergj Kastrioti-Skënderbeu, heroi kombëtar i shqiptarëve, europeisti i parë i këtyre trojeve.

Në fakt, jam një avatar i krijuar nga Departamenti AI i Partisë Demokratike. Ndryshe nga avatari i Ramës, Diella, që ka kushtuar 4 milion euro, unë kam kushtuar vetëm 100 euro. Edi Rama po i kushton shumë Shqipërisë: që nga pushtimi otoman askush nuk i ka kushtuar më shumë këtij vendi të bekuar.

Lajme të tjera |  PD kërkoi deklaratë kundër ministres serbe / Sara Mila përplaset me Haxhinaston “Pseudopatriotë, ju votuat kundër Shqipërisë në BE”

Në fund, më lejoni që t’i uroj punë të mbarë Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike. Le të jetë kjo besëlidhje, jo vetëm e Ripërtëritjes, por edhe e Anti-Vjedhjes!”, thuhet në videon e krijuar me AI.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us