Të paktën 45 persona kanë vdekur dhe më shumë se 4 milionë banorë kanë mbetur pa energji elektrike pasi uragani Helene u përhap në juglindje të SHBA-s.
Autoritetet po vazhdojnë të zhvillojnë operacionin e kërkim-shpëtimit me varka, helikopterë dhe automjete të mëdha për të ndihmuar të qytetarët e bllokuar për shkak të nivelit të lartë të ujit. Madje, 50 infermierë dhe pacientë qëndruan në çatinë e një spitali që u përmbyt në Tenese dhe u dërguan helikopterët për të shpëtuar ata.
Kjo është një nga stuhitë më të fuqishme që ka goditur Floridën, e cila më pas u zhvendos në Xhorxhia dhe Karolina. Autoritetet e përshkruajnë natën e kaluar si një makth për shkak të erës së fortë dheë reshjeve të dendura të shiut.

Madje deri më tani llogaritet se dëmi i shkaktuar nga era dhe reshjet e shiut mund të arrijë miliarda dollarë. Ndërsa disa nga banorët e përmbytur rrëfyen se dolën nga shtëpitë e tyre me not për të shpëtuar, pasi niveli i ujit ishte mbi 2 metra.





