Vala e të nxehtit rrit urgjencat mjekësore, 10 mijë kërkesa për ndihmë brenda javës

Vala e të nxehtit që ka pushtuar prej disa ditësh vendin, dhe pritet të vazhdojë edhe gjatë javës së ardhshme, ka sjellë pasojat e para në rritjen e urgjencave shëndetësore.

Në javën e fundit janë shtuar rastet e infarkteve, problemet e tjera kardiake dhe një sërë shqetësimesh shëndetësore në popullatë.

Skënder Brataj tregon se vetëm javën e fundit 10 mijë qytetarë kanë kërkuar ndihmën e Urgjencës Kombëtare për shqetësime të shkaktuara nga vapa. Më së shumti janë humbje ndjenjash nga i nxehti përvëlues, por dhe probleme kardiake tek pacientët kronikë.

Rritje të vizitave mjekësore raportohet edhe nga 34 qendrat shëndetësore verore, ku 27% të fluksit e zënë turistët e huaj. Shqetësimet janë nga më të ndryshmet thotë Doktor Brataj, ku krahas virozave të stinës në  qarkullim është dhe Covid me shenjat e tij karakteristike.

Në këtë valë të nxehti që duket se do të zgjasë mjekët këshillojnë të gjitha grup-moshat të  reduktojnë  lëvizjet në orët e pikut, të qëndrojnë në ambiente të freskëta duke konsumuar sa më shumë lëngje.

Lajme të tjera |  “Ti je gjobaxhi”/ Balla, i ashpër me deputetin Shehaj: Me çfarë mandati i përfaqëson protestuesit? Je hajdut i të dhënave personale

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us