Vangjel Mile merr fitoren e parë nën drejtimin e Tiranës, bardheblutë tundin tre herë rrjetën në miqësore

Tirana ka arritur një fitore bindëse në ndeshjen miqësore të radhës në tokën greke. Kryeqytetasit kanë mposhtur skuadrën vendase Eordaikosit me rezultatin 3-1, duke treguar formë pozitive në fazën përgatitore
Golat për bardheblutë u realizuan nga Bastari, Doka dhe Haxhiu, të cilët konfirmuan gjendjen e mirë fizike dhe aftësinë për të zgjidhur ndeshjen. Ky ishte takimi i tretë miqësor që Tirana zhvillon në Greqi.

Më parë, ajo është mundur nga Elbasani me shifrat 2-1 dhe ka barazuar 2-2 ndaj Panserraikosit. Ekipi i drejtuar nga trajneri Vangjel Mile do ta mbyllë këtë tur përgatitor të verës me miqësoren e fundit, që do të luhet të premten ndaj skuadrës së Kallamatës, sërish në Greqi.sdfdhg

Lajme të tjera |  I papërmbajtshëm përballë Izraelit, Rolando Maran "sms" Thomas Strakoshës me aktivizimin e ish-it të kampionëve

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us