Vazhdon “drama”/ Heidi-Romeo: Ti më ke hedhur poshtë! Jam budallaqe që të kam toleruar unë ty

Romeo dhe Heidi i dhanë fund romancës së tyre, por jo debateve mes njëri-tjetrit. Mëngjesin e kësaj të hëne ata janë parë sërish duke u përplasur me njëri tjetrin, ndërsa Heidi vazhdon t’i shprehë Romeos sesa e zhgënjyer është nga veprimet e tij. Ky i fundit është i bindur se problemi qëndron te Heidi, pasi sipas tij ajo nuk i ka dhënë asnjë mundësi sqarimi.

Pjesë nga biseda: 

Heidi: Ti më ke hedhur poshtë! 

Romeo: Kush unë? Kur moj zemra kur të kam hedhur poshtë? Kur unë të kërkoja një sqarim dhe ti bëje “au, iu” nëpër shtëpi? 

Heidi: Gjithmonë! Ka shumë kohë dhe jam mësuar, jam mësuar. Jam budallaqe unë që të kam toleruar ty deri tani. 

Romeo: Çfarë më ke toleruar? 

Heidi: Ti më ke hedhur poshtë 100 herë. 

Romeo: Kur më ke mbrojtur ti mua, të kam hedhur unë poshtë ty?

Heidi: Unë kam qenë gjithmonë nga ana jote dhe ti nxjerr probleme. Merre si të duash.

Heidi është e nominuar për këtë javë, bashkë me Jetmirin, Ilnisën, Ledjonën dhe Eglën. Mbetet për të parë në spektaklin e së shtunës nëse do t’i shpëtojë eliminimit ose jo.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us