Veliaj në SPAK, ish-deputeti i PD: O hajdut, Kryebashkiaku: Thuaj Fahriut me makinë 100 mijë euro! (Policia gjobit makinën e Klevis Balliut)

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj është paraqitur mëngjesin e kësaj të marte në Prokurorinë e Posaçme.

Jashtë SPAK është pritur nga disa qytetarë që e kanë thirrur me fjalët ‘hajdut’.

Në krye të qytetarëve, mbështetës të Rithemelimit, qëndonte Klevis Balliu, të cilit Veliaj i ka kutjuar makinën e shtrenjtë me të cilën qarkullon në Tiranë.

Hajdut thuaj Fahri Balliut që ka makinë 100 mijë euro”, ishte përgjigja e Veliajt. Policia rrugore ka gjobitur makinë e ish-deputeti të PD, Klevis Balliu pasi e ka parkuar para SPAK.

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj do të merret në pyetje nga SPAK për inceneratorët, ku ai i Tiranës është ende nën hetim nga Prokuroria e Posaçme.

Lajme të tjera |  “Presidenti u rrëmbye dhe u tërhoq zvarrë nga 5 policë”/ Gjyqi në GJKKO, Kryemadhi: Dosja ndaj meje dhe Metës bazohet në thashetheme

Pavarësisht interesit mjaft të madh të gazetarëve të pranishëm në hyrje të SPAK, Veliaj nuk ka pranuar që të komentojë për këtë zhvillim, dhe është futur menjëherë në dyert e Prokurorisë së Posaçme.

Ka qenë prokurori Dritan Prençi ai që ka kërkuar marrjen në pyetje të Erion Veliajt, i cili pak ditë më parë e paralajmëroi edhe vetë paraqitjen përpara, Prokurorisë së Posaçme.

Veliaj tha se do të ofronte të gjithë dokumentacionin e nevojshëm, që mund t’i shërbejnë prokurorëve të SPAK.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us