Veliaj rikthehet në qeli pas seancës në GJK, mesazh mbështetësve: Ju dua shumë

Pas më shumë se shtatë orësh ka përfunduar në Gjykatën Kushtetuese seanca e jashtëzakonshme, lidhur me shqyrtimin e vlefshmërisë së shkarkimit të kryebashkiakut Erion Veliaj, me vendim të Këshillit Bashkiak, miratim qeverie dhe më tej me dekretin presidencial.

Veliaj sapo ka lënë ambientet e Gjykatës Kushtetuese dhe në shoqërimin e Policisë së Burgjeve, u nis përsëri drejt qendrës së paraburgimit në Durrës.

“Ju dua shumë”, iu tha Veliaj mbështetësve të tij jashtë Gjykatës, ndërsa ata ia kthyen “forca kryetar”.

Sakaq, kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj tha se data dhe ora për shpalljen e vendimit do të njoftohet në vijim.

Lajme të tjera |  Rama shkon në Mal të Zi, në kulmin e protestave

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us