Vendi i gjunjëzuar nga përmbytjet, Rama: Nuk e kuptoj pse nuk më fajësojnë mua dhe në vendet e rajonit, çudi e madhe

Teksa vendi prej pothuajse 48 orësh është nën pushtetin e përmbytjeve, ku mijëra familje janë nën ujë, kryeministri Edi Rama ka zgjedhur që të bëjë ironi në rrjetet sociale.

“Nuk e kuptoj pse nuk po më fajësojnë akoma mua, qeverinë dhe bashkinë e Durrësit, për reshjet mbytëse të këtyre ditëve në Itali, Greqi, Mal të Zi, Kroaci e me radhë… Çudi e madhe opozitat andej, po të paktën të fajësonin qeveritë e tyre, po hiç, asnjë llaf”, shkruan Rama në një postim në X.

Prej ditës së martë, i gjithë vendi është përfshirë nga moti i keq, që ka shkaktuar përmbytje, bllokim dhe prishje rrugësh dhe probleme të tjera për jetën e qytetarëve.

Lajme të tjera |  “Ti je gjobaxhi”/ Balla, i ashpër me deputetin Shehaj: Me çfarë mandati i përfaqëson protestuesit? Je hajdut i të dhënave personale

Megjithatë për kreun e qeverisë, përgjegjësia nuk është e institucioneve, që nuk kanë marrë masat e duhura në pastrimin e kanaleve kulluese, por e sasisë së madhe të reshjeve, që e kanë bërë situatën të pamenaxhueshme.

Vetë Rama prej ditës së djeshme ndodhet në Paris, ku pati një takim dhe me presidentin francez Emmanuele Macron.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us