Vendim i saktë apo i gabuar? Pogradeci kërkon mendimin e tifozëve pas zyrtarizimit të Ard Memës

Tashmë edhe zyrtarisht Ardian Mema është trajneri më i ri i Pogradecit. Këto të fundit nuk kanë humbur kohë dhe kanë zyrtarizuar në stol timonierin e ri.

Trajneri kryeqytetas zëvendëson kështu Samuel Nikajn, i cili u largua nga skuadra pas humbjes në kampionat ndaj Kastriotit. Mema me eksperiencën e tij do të tentojë të rikthejë pogradecarët te rezultatet pozitive në kampionat. Klubi pas zyrtarizimit të Memës kërkon të dijnë edhe mendimin e tifozëve dhe i pyet nëse ky vendim ishte i drejtë apo i gabuar.

Kujtojmë se në të kaluarën ka drejtuar Tiranën dhe Kastriotin, ndërsa tashmë merr “frenat” e Pogradecit. Këto të fundit në kampionat ndodhen në vendin e 8-të me vetëm 15 pikë pas 12 javësh të zhvilluara deri më tani.

Vendim i saktë apo i gabuar? Pogradeci kërkon mendimin e tifozëve

Lajme të tjera |  E BUJSHME/ La “gjurmë” te Partizani dhe ka debutuar me Kombëtaren, sulmuesi shqiptar pranë kalimit te klubi elitar në Evropë

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us