Aleksandër Veselinovic është prezantuar si trajner i ri i Muaither FC. Klubi që luan në ligën e dytë të Katarit e ka prezantuar trajnerin serb para disa ditëve.
Veselinoviç ishte pa ekip nga shkurti, kur edhe u largua nga Partizani. Në krye të kuqve qëndroi për 26 ndeshje ku fillimisht u mbajt mend, që ekipi nuk pësonte humbje. Dhe pse barazimet ishin të shumta.
Më pas në janar Partizani pati ndryshime rrënjësore. Trajner serb u ankua për zhvillimet në klubin e kuq, ndërsa tregoi se objektiv i tij ishte shpallja kampion.
Largimi i paralajmëruar erdhi në shkurt, pas dy humbjeve radhazi me Egnatian dhe Bylisin. Asokohe fitorja mungonte prej gjashtë ndeshjesh





