Procesi i Primareve të Partisë Demokratike po vijon edhe në Fier, ku anëtarët janë thirrur të votojnë për kandidatin preferencial për në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
Drejtuesi politik i PD për Qarkun e Fierit, Gazment Bardhi i cili vetë nuk u bë pjesë e procesit, foli për fluks të madh të qytetarëve për të shprehur vullnetin e tyre.
Në një deklaratë për mediat, ku ka ndjekur nga afër votimin, Bardhi tha se PD është një forcë politike që respekton vullnetin e anëtarëve dhe ndjek një proces demokratik.
“Është një proces statutor në PD, janë anëtarët e partisë të ftuar për të përzgjedhur kandidatët për deputetë më 11 maj. Kjo tregon se PD respekton vullnetin e anëtarëve dhe ndjek një proces demokratik të përzgjedhjes së kandiatëve përmes parimit ‘një anëtar, një votë’.
Ka pasur një fluks të jashtëzakonshëm për të shprehur vullnetin e tyre. Anëtarët të paraqiten, të marrin pjesë në votime e të shpallin vullnetin e tyre për kandidatët që kanë aplikuar në këtë proces të brendshëm demokratik të kësaj partie”.





