Vetëm 1 humbje në 10 ndeshjet e fundit si pritës, Serbia “tremb” Shqipërin dhe përgatit “ferrin” për Anglin

Edhe pse përfaqësuesja e Anglisë është ndjeshëm e favorizuar për të fituar në Beograd ndaj Serbisë sonte, nuk duket se do jetë aq e lehtë.

Nëse marrim në konsidertë 10 ndeshjet e fundit në të gjitha kompeticionet të luajtura në tokën serbe, ata kanë vetëm 1 humbje, e cilë përkon me duelin Serbi-Hungari 1-2, 7 shtator 2023. Treguesi i mësipërm është “sinjal” se grupi i Dragan Stojkovic është një “fortesë” në shtëpi.

Në rast se Dusan Vlahovic me shokë marrin një rezultat pozitiv kundër “Tre Luanëve”, atëherë shpresat e Shqipërisë për kualifikimin në “Botërorin 2026” do të minimizoheshin. Në këtë “lupë”, fitorja e Anglisë në “Stadion Rajko Mitic” do të shërbej si “asist” për kuqezinjtë e Sylvinhos.

Lajme të tjera |  Myrto Uzuni vijon të mbetet jashtë ekipit, rrezikon “përjashtimin” edhe sulmuesi i Premier League (ARSYEJA)

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us