VIDEO/ 10-shi Yamal në hije, por Barcelona ia del! Katalanasit mposhtin japonezët në miqësore

Barcelona është rikthyer në fushën e lojës duke arritur një fitore përballë Vissel Kobe me rezultatin 3-1. Një fitore e rëndësishme kjo e katalanasve në sfidat miqësore parasezonale.

Pjesa e parë e takimit u mbyll në barazim me shifrat 1-1, për Barcelonën realizoi Eric Garcia ndërsa për japonezët Miyashiro. Në pjesën e dytë të takimit, katalanasit u shfaqën me një fytyrë tjetër.

Blerja e re në merkato Bardghji dhe Pedro Fernandez i dhanë fitoren blaugranave. Në pjesën e dytë Marcus Rashford debutoi për Barcelonën, gjithashtu dhe Lamine Yamal me numrin 10 mbi shpinë, por pa u bërë protagonist.

Goli i Bardghji

Lajme të tjera |  Kristjan Asllani vlerësohet më lart se të gjithë! Pas tij vijnë portieri Sherri e Mario Mitaj, ndeshje pozitive edhe për ish-in e Partizanit (NOTAT)

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us