VIDEO/ Ardian Ismajli nuk ia del, ish-i i Partizanit ‘gjunjëzon’ mbrojtësin shqiptar në Serie A

Empoli është mposhtur në shtëpi në ndeshjen përballë Genoas, e vlefshme për javën e 18-të të Serie A. Sfida e zhvilluar në “Stadio Carlo Castellani”, përfundoi 1-2 në favor të miqve.

Golin e vetëm për Empolin e shënoi Esposito, teksa për Genoan rrugën e rrjetës e gjeti Badlj dhe ish-sulmuesi i Partizanit, Ekuban. Madje ky i fundit fitoi dyluftimin me Ardian Ismajlin në momentin e golit.

Mbrojtësi shqiptar nuk ia doli që të markonte siç duhej ish-in e Superiores, e as të largonte topin. Kështu, Ekuban përfitoi, duke shënuar golin e dytë për të tijët, mjaft i rëndësishëm për t’i dhënë Genoas 3 pikë.

Goli i Ekuban

Lajme të tjera |  Sinjale largimi apo vazhdim?! E papritur te Vllaznia, mesfushori i Edi Martinit ÇUDIT me veprimin e fundit

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us