VIDEO/ Armando FANTASTIK në Angli! Sulmuesi shqiptar dhuron “SHOW” mes spektaklit të 5 golave

Armando Dobra është shfaqur protagonist në ndeshjen që ekipi i tij, Chesterfield ka fituar në transfertë përballë Notts Co. Sfida e vlefshme për javën e 37-të të League Two angleze, përfundoi 2-3.

Ishte pikërisht Dobra ai që shënoi golin e parë për të tijët, duke i hapur rrugën një ndeshje mjaft emocionuese. Sulmuesi me origjinë shqiptare e tundi rrjetën në minutën e 16-të, duke “çuar peshë” tifozët.

Kështu, 24-vjeçari shkon në kuotën e 5 golave sezonalë. Gjithashtu, Armando numëron edhe 2 asiste.

Lajme të tjera |  "E përgatitëm ndeshjen për të sulmuar kundërshtarin, por pastaj...", Ylber Ramadani për "frymën" te Kombëtarja: Jemi gjithë bashkë, fitojmë përballë Luksemburgut

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us