PSG ka fituar për të dytin edicion radhazi Ligën e Kampioneve, duke mundur këtë radhë në finale Arsenalin pas dramës së penalltive.

PSG-ARSENAL 1-1
65′ (p) Dembele / 6′ Havertz
PENALLTITË 4-3 (VIDEO)
Gjuan Gabriel, jashtë! PSG-Arsenal 4-3
Gjuan Beraldo, shënon! PSG-Arsenal 4-3
Gjuan Martineli, shënon! PSG-Arsenal 3-3
Gjuan Hakimi, shënon! PSG-Arsenal 3-2
Gjuan Rajs, shënon! PSG-Arsenal 2-2
Gjuan Mendes, pret Raja! PSG-Arsenal 2-1
Gjuan Eze, jashtë! PSG-Arsenal 2-1
Gjuan Doue, shënon! PSG-Arsenal 2-1
Gjuan Gyokeresh, shënon! PSG-Arsenal 1-1
Gjuan Ramos, shënon! PSG-Arsenal 1-0
NGJARJET KRYESORE
120+2’ Mbyllet 1-1 ndeshja, duhen penalltitë për të shpallur fituesin.
120’ Gyokeresh gjuan nga jashtë zonës, por sfera devijohet jashtë.
119’ Timber nga e djathta gjen vetëm rrjetën e jashtme të portës së Safonov. (VIDEO)
118’ Mendes ndëshkohet me të verdhë pas një faulli ndaj Madueke.
117’ Pas një sulmi të Neves nga e djathta, topi shkon te Doue i cili nuk gjuan mirë dhe sfera përfundon në duart e Raja.
107’ Raja detyrohet të dalë të grushtojë një top të nisur në qendër për Ramos. (VIDEO)
106’ Vitinja dhe Markinjos i lënë vendin në fushë Beraldos dhe Zabarnjit në radhët e PSG në startin e shtesës së dytë.
105’+3’ Nuk ka gola në shtesën e parë.
105’ Jepen 2 minuta shtesë.
102’ Madueke rrëzohet në zonë pas një depërtimi në krahun e djathtë, gjyqtari bën shenjë që loja të vazhdojë mes protestave, për të cilat ndëshkohet me të verdhe Rajs dhe vetë Arteta. (VIDEO)
100’ Hakimi tenton edhe ai nga distanca, sfera shkon mbi traversë pa shqetësuar Raja.
98’ Gyokeresh ndëshkohet me karton të verdhë.
95’ Zair-Emeri merr vendin e Fabian Ruiz në radhët e PSG.
92’ Madueke del mirë në të djathtën, pason në qendër për Gyokeresh por Paço kupton gjithçka dhe çon sferën në goditje këndi.
91’ Ndeshja rifillon me Eze dhe Zubimendi në fushë në vend të Ljuis-Skelli dhe Havertz në radhët e Arsenalit.
90’+8’ Mbyllet 1-1 ndeshja, duhen shtesat për fituesin.
90’+7’ Kundërsulm i Barkola, sulmuesi shfaqet para Raja por nuk gjen portën me gjuajtjen e tij. (VIDEO)
90’+6’ Dembele i lë vendin Gonçalo Ramos në radhët e PSG.
90’+5’ Neves ndëshkohet me të verdhë për faull ndaj Havertz.
90’ Jepen 6 minuta shtesë.
89’ Zbritje e shpejtë e PSG, topi shkon te Vitinja i cili gjuan nga kufijtë e zonës, me sferën që kalon pak mbi traversën e portës së Raja. (VIDEO)
87’ Madueke dhe Martineli nuk kuptohen në kundërsulm duke humbur mundësi për të rrezikuar portën e PSG-së.
85’ Një kundërsulm i shpejtë i Barkola detyron Raja të bëjë një dalje vendimtare në këmbët e tij për të shmangur një gol të sigurt. (VIDEO)
83’ Martineli dhe Madueke hyjnë në fushë në vend të Saka dhe Trosard në radhët e Arsenalit. Ndërsa Barkola merr vendin e Kvaratskhelias në radhët e PSG-së.
77’ Kundërsulm i rrufeshëm i Kvaratskhelia nga e majta, gjuajtja e tij devijohet në shtyllën e portës angleze. (VIDEO)
73’ Vitinja lëshon një predhë nga jashtë zonës, sfera kalon mbi traversë.
72’ Raja gabon largimin e topit, parisienët nuk përfitojnë me Dembele i cili gjuan jashtë nga e djathta. (VIDEO)
66’ Zëvendësim i menjëhershëm i dyfishtë nga Arsenali me Moskuera dhe Odegard të cilët lënë fushën për t’i bërë vend Timber dhe Gyokeres.
65’ GOOOL PSG! Shënon Dembele me penallti. (VIDEO)
62’ Penallti për PSG! Kvara hyn në zonë nga e majta, Moskuera e ndalon në mënyrë të gabuar dhe gjyqtari nuk ka dyshime duke bërë shenjë nga pika e bardhë. (VIDEO)
55’ Hakimi provon me një goditje dënimi ballore nga distanca, Raja kontrollon gjithçka. (VIDEO)
54’ Karton i verdhë edhe për Saka për një faull ndaj Doue. (VIDEO)
46’ Moskuera ndëshkohet me të verdhë për vonesa loje.
46’ Nis pjesa e dytë e ndeshjes pa ndryshime nga skuadrat.
45’+7’ Mbyllet pjesa e parë me avantazhin 1-0 të Arsenalit.
45’+5’ Gjuajta e parë në portën e PSG është një tentativë e Fabian Ruiz nga e majta që përfundon në duart e Raja. (VIDEO)
45’+3’ Havertz hyn në zonë dhe gjuan, goditja e tij ndalet nga Markinjos. (VIDEO)
45’+2’ Doue lëshon një gjuajtje nga distanca që shkon shumë larg portës së londinezëve.
45′ Jepen 6 minuta shtesë.
43’ Një aksion i Mendes nga e majta, sjell një top në qendër të cilin Fabian Ruiz nuk arrin ta kthejë me kokë drejt qendrës. (VIDEO)
40’ Një përplasje mes Hakimi dhe Havertz ndez pak atmosferën, por gjyqtari e mbyll me këshillime. (VIDEO)
37’ Arsenali provon me “specialitetin”, goditjet standarte, por topi i harkuar nga Rajs goditet larg portës nga Gabriel i cili edhe shkakton faull.
31’ Gabriel bën një tjetër ndërhyrje vendimtare në zonë, duke mos lejuar Doue që të gjuajë drejt portës. (VIDEO)
26’ Një top nga e djathta i Saka ndalohet nga Safonov i cili devijon para Trosard. (VIDEO)
16’ Saka prek topin dukshëm me dorë në zonën e tij, gjyqtari Sibert nuk vërshëllen për penallti. (VIDEO)
13’ Fabian Ruiz del mirë në të majtën, tenton me një gjuajtje diagonale por pa gjetur portën e Raja. (VIDEO)
11’ Një top në qendër të zonës nuk kontrollohet nga Kvaratskhelia me Gabriel i cili largon me shpejtësi në këndore. (VIDEO)
6’ GOOOL ARSENALI! Markinjos gabon largimin, topi përplaset te Trosard dhe nis Havertz drejt portës. Gjermani shpërthen në të majtën dhe nuk gabon duke lëshuar një predhë në portën e francezëve. (VIDEO)
1’ Nis dueli në stadiumin “Pushkash Arena”.





