VIDEO/ Asnjë minutë për mbrojtësin shqiptar në finale, anglezët “i falen” ish-objektivit të Milanit për trofeun e parë europian në histori

Crystal Palace ka triumfuar përballë Rayo Vallecanos, në ndeshjen finale të UEFA Conference League. Sfida e zhvilluar në “Leipzig Stadium”, përfundoi në favor të anglezëve në shifrat 1-0.

Përgjatë 90 minutave, të dyja skuadrat tentuan me raste të shumta për shënim, por përpjekjet nuk e gjetën dot kuadratin e portës. Në fraksionin e pjesës së dytë, zhbllokohet takimi përmes Jean Philippe Mateta që nuk gabon me portën boshatisur dukee ndëshkuar spanjollët. Në këtë sfidë, nuk pati asnjë minutë për mbrojtësin e Kombëtares, Ivan Balliu.

Gol që mjafton për verdiktin përfundimtar të kësaj finaleje që kurorëzon kampion Crystal Palacen për herë të parë në histori, teksa ëndrrat e madrilenëve marrin fund.

Lajme të tjera |  Nuk e përballoi dot humbjen në finale, trajneri Scaloni ndërpriti në mes konferencën mes lotësh (VIDEO)

Crystal Palace 1-0 Rayo Vallecano (Mateta 50′)

 

Conference League: Finale

Stadiumi: “Leipzig Stadium”

Arbitër: Maurizio Mariani (italian)

 

FORMACIONET ZYRTARE:

CRYSTAL PALACE (3-5-2):  Henderson, Canvot, Lacroix, Riad; Mitchell, Kamada, Wharton, Munoz, Pino, Mateta, Sarr. Trajner: Oliver Glasner.

RAYO VALLECANO (4-2-3-1): Batalla; Chavarria, Lejeune, Ciss, Ratiu, Valentin, Lopez, Garcia, Palazon, de Frutos, Alemao. Trajner: Inigo Martinez.

 

NDESHJA

Mbyllet pjesa e dytë, Crystal Palace 1-0 Rayo Vallecano. 

50′ GOL CRYSTAL PALACE! Shënon Mateta. 

Nis pjesa e dytë. 

Mbyllet pjesa e parë 0-0. 

1′ Shkelmohet topi i parë në Gjermani, nis finalja e madhe e Conference League mes Crystal Palace dhe Rayo Vallecanos.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us