VIDEO/ Atmosferë elektrizuese në debutimin e Cikalleshit, Traktori shkëlqen me “poker” në transfertë

Sokol Cikalleshi bëri pasditen e sotme debutimin me skuadrën e Traktorit në elitën e futbollit iranian, në duelin ndaj Havadar. Ekipi i sulmuesi shqiptar triumfoi me rezultatin 0-4, teksa atmosfera ishte vërtetë elektrizuese. 

Cikalleshi u hodh në fushë në minutën e 73-të, kur rezultati ishte 0-2, teksa zuri vendin e Hashemnejad që shënoi golin e parë.  

Sulmuesi shqiptar nuk mundi të gjente rrugën e rrjetës në debutim, gjithsesi arriti të bënte një paraqitje pozitive. Vlen të theksohet fakti se edhe pse ndeshja luhej në transfertë, tifozët e Traktor, kishin mbushur plot e për plot stadiumin, duke krijuar një atmosferë elektrizuese.  

 

Lajme të tjera |  “Trajneri i ri është shumë rob i mirë", Kristjan Asllani pas humbjes me Izraelin: E ardhmja? Besiktas ka të drejtën e blerjes, por...

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us