VIDEO/ Barcelona ekipi i parë çerekfinalist, katalanasit mposhtin Benfican dhe shkojnë më tej në Champions

Barcelona është ekipi i parë çerekfinalist në Champions League. Katalanasit kanë triumfuar me rezultatin 3-1 në shtëpi përballë Benficas në 1/16-at, pasi sfidën e parë e kishin fituar 0-1.

Me një rezultat të përgjithshëm 4-1, Barcelona shkon më tej, duke treguar që është pretendent serioz për trofeun e Champions.

Mbrëmjen e sotme, golat për Barcelonën i shënuan Lamine Yamal dhe Raphinha që gjeti dy herë rrugën e rrjetës. Në krahun tjetër, golin e vetëm për portugezët e shënoi Otamendi.

Tashmë, Barcelona do të presë fituesin mes Dortmund dhe Lille. Një mes ekipit francez dhe atij gjerman do të përballet me katalanasit në fazën çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Golat e ndeshjes:

Lajme të tjera |  “Bëmë një ndeshje të mirë, por Izraeli di si të bëjë presing”, Maran mesazh tifozëve shqiptarë: Janë shumë mikpritës, më vjen keq që s’ua pagova me fitore

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us