VIDEO/ Bylisi bën me “zemër” Egnatian! 4 gola në çerekfinalen e kthimit, por rrogozhinasit i falen ndeshjes së parë

EGNATIA – BYLIS 2 – 2 (Xhemajli 41′, Bakayoko 72’/ Gjata 24′, Marouf 78′) 

Ndeshja:

Është mbyllur 2-2 çerekfinalja e kthimit mes Egnatias dhe Bylisit. Një duel shumë i luftuar mes skuadrave, me ballshiotët që ngelën me 10-të lojtarë që në minutën e 70-të.

Bylisi kaloi në avantazh me anë të Gjatës me penallti 24’, ndërsa Xhemajli do të barazonte shifrat në minutën e 41-të. Pjesa e parë do të mbyllej 1-1 mes tyre, teksa rrogozhinasit do të gjenin golin e avantazhit në minutën e 72-të me Bakayoko, por pavarësisht se me 10 lojtarë në minutën e 78-të Marouf shënoi për 2-2.

Por pavarësisht kësaj skuadra e udhëhequr nga Gentian Mezani luftoi deri në fund, duke ndalur në barazim Egnatian. Këto të fundit kalojnë në fazën tjetër të Kupës së Shqipërisë për shkak të fitores 3-1 në takimin e parë mes tyre.

Pas Partizanit, Vllaznisë tashmë është Egnatia gjysmëfinalisja e radhës e Kupës së Shqipërisë.

Lajme të tjera |  Në prag të Botërorit, Xherdan Shaqiri “braktis” Zvicrën për Shqipërinë (FOTO)

Kupa e Shqipërisë: Çerekfinalja e kthimit

Stadiumi: “Egnatia Arena”

Arbitër: Silvio Dyrmishi

Formacionet zyrtare:

Egnatia: Dajsinani, Dylis, Alijev, Wotlai, Lushkja, Ndreca, Zejnullai, Xhemajli, Ujka, Fangaj, Guindo. Trajner: Edlir Tetova

Bylis: Batista, Kane, Gjata, Përndreca, Mustafa, Ruçi, Malomo, Sulovari, Ofori, Muktar, Ilieski.Trajner: Gentian Mezani

LIVE:

90’+5′ Mbyllet 2-2.

90+4′- Egnatia shenon edhe golin e 3-te me Bakayoko, por goli anulohet per pozicion jashte loje.

78′- Bylisi barazon shifrat. Da Silva niset ne kundersulm dhe pason per Kane Ousmane Marouf, i cili mposht Dajsinanin.

72′- Bakayoko shenon golin e dyte per Egnatian, duke permbysur shifrat ne 2-1.

69′- Perndreca le Bylisin me 10 lojtarë, pasi ndëshkohet me karton të kuq.

65′ – Lushkja hedh topin për Bakajoko, por është portieri Batista që lexon gjithçka dhe largon topin.

53′ – Këndore për Bylisin. Shkaktohet faull në sulm nga Bylisi dhe topi rinis nga Dajsinani.

Lajme të tjera |  ZYRTARE/ 23 milionë euro, Inter “fshin” Kristjan Asllanin nga ekipi

46′- Nis pjesa e dyte.

45+4′- Mbyllet 1-1 pjesa e parë.

41′- Barazohen shifrat ne Rrogozhine, Xhemajli gjen rrugen e rrjetes. 

31′- Edison Ndreca demtohet dhe Edlir Tetova ben nderrim te detyruar. Kasa hyn në lojë.

24′- Mario Gjata merr përsipër penalltinë dhe tregohet i saktë. Në avantazh Bylisi.

23′- Penallti për Bylisin.

20′- Bylisi me Aliev del në sulm, ku topi i krosuar nga Aliev shkon në këmbët e Gjatas. Ky i fundit gjuan dhe topi ndalet nga mbrojtësit. Sulmuesi i Bylisit pretendon për penallti dhe rasti po shikohet në VAR. 

15′- Egnatia del në sulm me Lushkjen, por ky i fundit nuk ka saktësinë e duhur për të gjetur rrjetën.

7′-Ilieski devijon topin e goditur nga Guindo, që mund të ishte rrezik për Bylisin. Këndore për Egnatian.

1’- Starton ndeshje në Rrogozhinë, Egnatia dhe Bylis synojnë kualifikimin.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us