VIDEO/ Debutim “horror” dhe karton i kuq, Kristjan Asllani e “djallos” pas 6 minutash te Besiktas

Debutimi i mesfushorit të Kombëtares Kristjan Asllani nuk ka shkuar aspak mirë te Besiktas në Superligën turke.

Edhe pse ka pak orë që është bashkuar me bardhezinjtë e Stambollit, trajneri Yalcin i besoi disa minuta në ndeshjen kundër Konyaspor, e përfunduar 2 – 1 për Besiktas, java e 20-të.

Asllani u fut në fushë në minutën e 76-të, ndërsa pas 6 minutash, u ndëshkua me karton të kuq, pas ndërhyrjes “horror” ndaj lojtarit rival. Paraqitje për t’u harruar, aq sa medium i “Flashscore” nuk i vendosi notë fare.

Lajme të tjera |  "E përgatitëm ndeshjen për të sulmuar kundërshtarin, por pastaj...", Ylber Ramadani për "frymën" te Kombëtarja: Jemi gjithë bashkë, fitojmë përballë Luksemburgut

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us