Partizani dhe Dinamo kanë barazuar në derbi, sfidë e vlefshme për javën e katërt të Superiores. Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Arena e Demave”, përfundoi me rezultatin 2-2.
Ishin pikërisht dinamovitët ata që kaluan të parët në avantazh, me anë të Itodo Mandelës. Ky i fundit lëshoi një ‘predhë’ drejt portës së Partizanit, me topin që shkoi në fundin e rrjetës. Në minutën e 33-të, Partizani gjeti barazimin me Bintsoukan.
Në fundin e pjesës së dytë u vendos dhe rezultati përfundimtar. Si fillim ishte Rrapaj në minutën e 91’ i cili përmbysi ndeshjen. Por në sekondat e fundit të sfidës, Lorenco Vila shënoi përsëri për Dinamon, duke i dhënë Ilir Dajës dhe ekipit 1 pikë të artë.
Partizani 2 – 2 Dinamo (Bintsouka 31′, Rrapaj 91′ / Mandela 5′, Vila 95′)
Superiore: Java 4
Stadiumi: “Arena e Demave”
Arbitër: Olsid Ferataj
FORMACIONET ZYRTARE:
PARTIZANIT: Qirko, Bytyçi, Sembene, Hadroj, Buxhelaj, Mehmeti, Taipi, Rrapaj, Cara, Zeka, BintsOuka. Trajner: A.Veselinoviç.DINAMO: Sali, Muzek, Hoxha, Lorran, Meksi, Dita, Karamba, Vila, Bregu, Zabërgja, Mandela. Trajner: I.Daja
LIVE:
90+5′ GOL! Vila rikthen baraspeshën.
90+1′ GOL! Rrapaj përmbys ndeshjen.
86′ Dy raste të arta për pak sekonda, Dinamo i afrohet golit.
74′ Super Qirko, portieri i mohon golin Dinamos.
31′ GOL! Bintsouka rikthen baraspeshën.
14′ Rrapaj pranë golit, por Sali kryen super pritje.
5′ GOL! Mandela kalon Dinamon në avantazh.
1′ Starton derbi mes Partizanit dhe Dinamos në stadiumin “Arena e Demave”.





