VIDEO/ Dikush të ndalë Jasir Asanin! Tripletë dhe asist në sfidën e Champions

Jasir Asani ditën e sotme nuk ka të ndalur. 29-vjeçari ndaj Yakohama ka arritur të shënojë edhe golin e 3-të personal dhe të 7-tin për ekipin e tij, takim i vlefshëm për AFC Champions League.

“Mëngjarashi” i Kombëtares shënoi një tjetër gol karakteristik të tij, duke ngritur në këmbë të gjithë të pranishmit në stadium. Por Asani në këtë sfidë nuk u mjaftua vetëm me tripletën, pasi dhuroi edhe një asist fantastik për shokët e skuadrës.

Tashmë Asani shkon në kuotën e 5 golave, në 10 ndeshje të luajtur në këtë sezon.

Lajme të tjera |  Maran në “gjurmët” e De Biasit dhe Sylvinhos te Shqipëria! Humbja, “ogur” për të shkruar historinë

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us