VIDEO/ Dopieta e Demiral kualifikoi Turqinë, bashkëshortja shqiptare përlotet nga gëzimi në stadium

Turqia është skuadra e fundit që ka siguruar një biletë në çerekfinale. Kjo pasi mposhti 1 me 2 Austrinë, në një ndeshje që pa Merih Demiral të plotësonte dopietën personale.

Bashkëshortja e tij, Heidi Lushtaku, ndodhej në stadium bashkë me fëmijën e tyre. Modelja shqiptare madje u përlot pas një prej golave të shënuar, ndërsa emocionet i ka ndarë përmes rrjeteve sociale.

Mbrojtësi turk Demiral spikati duke u shpallur dhe “Lojtari i Ndeshjes”. Kujtojmë se Turqia do të luajë sfidën e radhës kundër Holandës. Ky takim do të vendosë dhe një prej 4 gjysmëfinalistëve të Euro 2024.

Lajme të tjera |  “Bëmë një ndeshje të mirë, por Izraeli di si të bëjë presing”, Maran mesazh tifozëve shqiptarë: Janë shumë mikpritës, më vjen keq që s’ua pagova me fitore

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us