Pas fitores 2-1 në Shkodër, Vllaznia është mposhtur mbrëmjen e sotme në transfertë përballë Vikingur. Sfida e kthimit, e fazës së dytë kualifikuese të Conference League, përfundoi 4-2 në favor të vendasve.
Vllaznia shënoi dy gola me penallti, të dyja nga Bekim Balaj. Megjithatë, nuk mjaftuan, pasi dopieta e Hansen dhe goalt e Hafsteinsson dhe Thorkelsson, “shtangët” shkodranët, të cilët eliminohen.
Vikingur 4 – 2 Vllaznia (5-4) (Hafsteinsson 10′, Hansen 55′, 86′, Thorkelsson 94′ / Balaj 26′, 85′)
Conference League: Faza e dytë kualifikuese
Stadiumi: Víkingsvollur
Arbitër: Mihaly Kapraly (hungarez)
FORMACIONET ZYRTARE:
VIKINGUR: Arinbjornsson, Gunnarsson, Ekroth, Thorkelsson, Ibrahimagic, Borgporsson, Hafsteinsson, Sigurdsson, Ingimundarson, Hansen, Gudjonsson. Trajner: Solvi Jonsson.
VLLAZNIA: Jukaj, Gjini Bajrami, Kouro, Gurishta, Yago, Krymi, Sala, Mala, Bismark, Balaj. Trajner: Edi Martini.
LIVE:
120+5′ Mbyllet 4-2 ndeshja.
94′ Shënon Vikingur me anë të Thorkelsson.
86′ Shënon Vikingur me anë të Hansen.
85′ GOL VLLAZNIA! Balaj përsëri me penallti.
55′ Vikingur shënon me anë të Hansen.
45+3′ Mbyllet 1-1 pjesa e parë.
26′ GOL VLLAZNIA! Shënon Balaj.
10′ Shënon Vikingur me Hafsteinsson.
1’ Nis sfida në Islandë, Vllaznia kërkon kualifikimin.





