VIDEO/ E rrallë, mesfushori i Flamurtarit gabon dy herë radhazi nga penalltia! Çfarë ndodhi ndaj Elbasanit në Vlorë

Herald Marku ka gabuar dy herë nga penalltia, ndërsa Flamurtari po përballet me Elbasanin. Fillimisht në minutën e 54-të, Janaçek u hodh në krahun e djathtë të tij për të pritur goditjen e mesfushorit. Penalltia u përsërit në Vlorë, për shkak se Lajthia ishte futur brenda zonës para se të largonte topin.

Screenshot 2026-03-14 193046

Marku e mori sërish përsipër. Këtë herë gjuajti nga krahu i majtë i portierit Janaççek. Ky i fundit ia kuptoi sërish krahun dhe e priti.

Elbasani mbeti në avantazh të një goli, ndërsa janë konsumuar 56 minuta lojë. Më pas u vendos për zëvendësimin e mesfushorit të Flamurtarit.

Penalltia e parë e humbur nga Herald Marku: (VIDEO)

Penalltia e dytë e humbur nga Herald Marku: (VIDEO)

Lajme të tjera |  I papërmbajtshëm përballë Izraelit, Rolando Maran "sms" Thomas Strakoshës me aktivizimin e ish-it të kampionëve

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us