VIDEO/ “E shkatërrove lojën fare, kush e ka vënë këtë arbitër?” Edlir Tetovës nuk i del inati, “thumbon” me batutat e filmave shqiptarë

Dueli mes Vllaznisë dhe Egnatias që përfundoi 2-0 në favor të shkodranëve nuk ka kaluar pa kontestime. Kampionët kanë rezervat e tyre për arbitrimin dhe pikërisht për këtë Edlir Tetovës duket se nuk i del inati.

Timonieri i rrogozhinasve ka “thumbuar” në rrjetet sociale. Në “Insta-Story” ka postuar disa batuta nga filmat shqiptarë.

“E shkatërrove lojën fare, kush e ka vënë këtë arbitër?”, dëgjohet në video. Një mënyrë kjo e zgjedhur nga Tetova për të “thumbuar” mes batutash rivalët.

Lajme të tjera |  Ia “rrëmbeu” Italisë për t’i dhënë debutimin me Kombëtaren shqiptare, Rolando Maran bën “bingo” me talentin e së ardhmes

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us