VIDEO/ Edon Zhegrova shkëlqen me dygolësh, por shqiptari nuk mjafton për Lille

Edon Zhegrova u shfaq protagonist në ndeshjen që ekipi i tij Lille, barazoi sot në shtëpi përballë Strasbourg. Ndeshja e vlefshme për javën e 5-të të Ligue 1, përfundoi në barazim 3-3.

Si fillim ishte pikërisht Edon Zhegrova që kaloi të tijët në avantazh të dyfishtë. Në minutën e 15-të, sulmuesi shqiptar shënoi golin e parë me një goditje me të majtën. Ndërsa, në të 27-tën, Zhegrova dyfishoi shifrat duke dërguar topin në rrjete pasi e goditi atë me kokë.

Megjithatë, dy golat e shqiptarit nuk mjaftuan. Strasbourg përmbysi gjithçka deri në minutën e 66-të. Por, ishte Jonathan David i cili ktheu në gol një 11-metërsh në minutën e 84-të dhe shpëtoi ekipin e tij nga humbja.

Lajme të tjera |  Ia “rrëmbeu” Italisë për t’i dhënë debutimin me Kombëtaren shqiptare, Rolando Maran bën “bingo” me talentin e së ardhmes

Golat e Edon Zhegrovës:

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us